Fuqimisht në skenë, Luta (Lutfi Haziri) e Vjosa (Vjosa Osmani) duhet t’i prijnë marshit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës. LDK-ja nuk është një parti e lindur për t’i rënë në qafë askujt.
Shkruan: Muhadin HAZIRI
#LDK-ja do ta tejkalojë edhe këtë situatë në detaje, motivin dhe përmbajtjen, një zgjidhje përfundimtare me ithtarët e idesë# Luta &Vjosa, dytë përmbledhin gjuhën, kulturën dhe unitetin e partisë, ketë që po e kërkon sovrani i saj përveç fuqisë e trysnisë politike /
1. Lutfi Haziri, si lider i pakontestueshëm di t’i unifikojë njerëzit dhe t’i bashkojë, është profilizuar një lider shumë i fuqishëm i Anamoravës, me një bagazh të çmueshëm politikë, profesional veçohet nga të tjerët.
2. Vjosa Osmani nga sovrani e njohur ndryshe si Shota e LDK-së, deputetja femër më e votuara më e zëshme në legjislaturën e kaluar kundër koalicionit (ish PAN).
Qeveria e koalicionit, ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, e formuar në fillim të muajit shkurt u gjet nën trysni e Hashim Thaçit, i cili i kishte propozuar Kuvendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë për të sjellë një sërë ndalesash për qytetarët, e tjetra për të hequr tarifat ndaj mallrave, importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke çuar në pezullimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Mospajtimet rreth tarifave bënë që të ndodh shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe kësisoj, mori fund qeveria më jetëshkurtër në historinë e re të Kosovës.
#LDK-ja para qytetarëve duhet të tregon se ka programin më të mirë. Nuk duhet të flasim me muskuj e karizma, por me ide, pavarësisht roli i Individit, nënkryetar i parë apo i dytë, nuk duhet lejuar ta qesin gjoksin, s’do t’i lejohet t’i tregojmë muskujt sepse muskujt dhe gjoksin e qet ligji i Sovranit, Në realitet i pamposhtur asnjëherë në zgjedhje Lokale, krenar si Lider lokal z. Agim Veliu
Gjithashtu, Subjekti politik i VV dhe lideri i saj në rolin e Kryeministrit në dorheqje z.Albin Kurti që konsiderohet rivali politik që ishte në kualicion, nuk do lejojmë të shfryje mllefin e vet me ideologji e diktatatori ti merr instruksionet nga prijesi Rexhep Qosja që është njeriu më anti LDK-së rekomandimet e SHBA-së duhet të merret seriozisht, duhet ta harrojmë nuk kthehet më dhe ka vdekur, koha e Kremlinit ketë duhet ta dijë z.Albin Kurti
Sinçerishtë me kuptimin e plotë që Lutfi Haziri e Vjosa Osmani, falë jush, bindja e elektoratit të LDK-s ka arritur që brenda shumë pak ditësh të shndërrohet në referencën të vetme të shpresës dhe ndryshimit në Kosovë.
Bashkë e nisët e bashkë me ju do ta vazhdojmë dhe bashkë do t’ia dalim
#rriNshpi#ruajeveten#