Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë orëve të pasditës, kryesisht përreth zonave malore, pritet të ketë zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër shiu, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-28 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, ku minimalet do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.