Sot na pret mot mjaft i ndryshueshëm. Priten edhe intervale kohore me diell, por edhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë si dhe reshje të përziera me kokrriz dhe rrebeshe bore.
Reshjet në formë të rrebesheve vijnë nga vranësirat që marin karakter zhvillimi vertikal apo konvektiv e këto janë dukuri gjatë verës, por ndodhin rrallë edhe gjatë dimrit.
Gjatë ditës ose pasdite do të fillojnë të fryjnë erëra të fuqishme nga veriu dhe veriperëndimi dhe reshjet do të shndërrohen në borë. Në zonat e reshjeve të borës pritet intensifikim i reshjeve së bashku me erërat veriore do të japin pamje klasike dimërore, por nuk pritet borë në tërë territorin. Në gati tërë territorin priten erëra të fuqishme, por duhet kushtuar vëmendje rajonet e Istogut, Pejës, Zubin Potoku dhe Mitrovicës, lokalisht edhe në vise tjera.
Të dielën na pret ditë e vërtetë dhe e ftohtë dimërore, me reshje lokale bore (të intensitetit kryesisht të dobët) e erëra të fuqishme e të akullta nga veriu.