Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për ditën e enjte parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.