Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperatura maksimalet do të arrijnë deri 30-32 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.