Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here priten reshje lokale shiu, shqote e bore, varësisht nga rajoni, lartësia mbidetare, relievi dhe pozita gjeografike.
Nuk priten reshje të mëdha dhe reshjet nuk do të zgjasin shumë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 5 gradë Celsius.
Të hënën na pret mot i ftohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë fjolla sporadike, afatshkurtra bore.
Nga e marta me rritje të lehta të temperaturave. Priten vranësira intervale kohore me diell dhe të mërkurën ka gjasa për riga shiu e fjolla bore në viset malore.