Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot gjatë ditës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.