Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull e vranësira të ulëta të cilat vende-vende mund të qëndrojnë edhe gjatë dites. Temperaturat pritet të luhaten nga -3 ajo minimale deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Ditëve të ardhshme priten rritje të lehta të temperaturave, ndërsa fuqizohen paksa rrymimet ajrore në atmosferë. Rallë në disa vise mund të ketë riga afatshkurtra shiu.