Sot pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Herë pas here mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa erërat e “ngrohta” jugore dhe juglindore do të fuqizohen. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i vranët, por me gjasa për intervale të shkurtra kohore me diell në disa rajone. Reshjet e shiut do të jenë mjaft të shpeshta, vende-vende intensive dhe të shoqëruara edhe me rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Të premtën ulje graduale e temperaturave dhe në shumë vise pritet të fillojnë reshjet e borës, fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në disa ultësira të Kosoves. Për fundjavë na pret bora e parë “serioze” për këtë dimër, ndërsa në viset malore të Kosovës veçanërisht në malet e Rugovës ka gjasa për reshje shumë intensive bore gjatë kësaj jave. Për shkak të temperaturave të larta nganjëherë (deri të enjtën mbrëma) edhe nëpër malet e larta mund të ketë reshje intensive shiu.