Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot me vranësira të ç’rregullta.
Vranësirat kryesisht gjatë ditës së sotme dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.