Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.
Reshje paksa më intensive priten në juglindje të Kosovës. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Të premtën do të vazhdojë të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, por nuk priten ulje të theksuara.
Nga e shtuna fuqizohet fusha ajrore anticiklonike dhe si pasojë pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave për shkak të rrezeve diellore.