Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Bëhet e ditur se do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
“Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHK-së.