Temperaturat gjatë ditës së shtunë do të shënojnë rritje në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.