Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.