Sot na pret mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Të hënën do të kemi ndryshim gradual të motit. Vranësirat të cilat i sjellë cikloni do të përfshijnë fillimisht Shqipërinë e pastaj edhe viset tjera.
Të martën dhe të mërkurën ulje e ndjeshme e temperaturave sidomos në zonat kontinentale ku herë pas here priten reshje shiu e bore. Reshje bore priten edhe në disa zona kontinentale të Kosovës, ndërsa disa zona kodrinore-malore mund të përjetojnë dimër të vërtetë. Shumë ultësira (zonat më të ulëta) ende pa reshje bore dhe pa skenar të vërtetë dimëror