Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet edhe për ditën e enjte. Pasdite më vonë apo në mbrëmje përreth viseve malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me bubullimë, apo edhe të kaloj ndonjë stuhi e zhvilluar në rajon, që sjell kushte për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në 18 e 21°C, e ato maksimale shkojnë deri në 35 e 37°C.
Mot shumë i nxehtë parashihet edhe për ditët vijuese, me temperatura maksimale deri në 37°C e 38°C ditën e shtunë, njofton Prishtina Weather.
Orëve të vona të pasdites, të shtunën, mund të paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullimë.