Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për vranësirat që do të shoqërohen me riga shiu.
Sa i përket temperaturave ato do të vazhdojnë të jenë të ulëta, ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.