Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s’, njofton IHMK.