Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes si dhe më të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C. /MeteoKosova/