Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.
Teksa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
“Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius”, thuhet në njoftim.