Sot do të mbajë mot i ngrohtë, megjithëse do të kalojnë më shumë vranësira.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h).
Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C.