Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.
“Në zona të caktuara gjatë orëve të pasditës, vranësirat pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh”, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.