Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.