Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë”, thuhet në njoftim.