Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftim.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP.