Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Vapa verore do të kthehet përsëri, ngase temperaturat do të shënojnë rritje në tërë territorin.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalet shënojnë rritje të ndjeshme nga 28 deri në 32 gradë Celsius.