Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.









