Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër lugina dhe ultësira, ndërsa në zonat e larta mot me diell.
Gjatë ditës mjegulla pritet të zbehet.
Meteo Kosova njofton se era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 4-18 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7°C.

