Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë rrebeshi, duke mos përjashtuar mundësinë që të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Kosovës. Në zonat e larta malore reshje bore.
Po ashtu, me ardhjen e masave të ftohta, vonë në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në reshje bore edhe në zonat e ulëta, reskpektivisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Si pasojë e depërtimit të pluhurit saharian, reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore pritet të bie “borë e kuqe”, konkretisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, më pas gjatë ditës pritet të tërhiqet drejt lindjes së kontinetit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-51 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 7°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

