Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, më të intensifikuara që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasditës edhe vranësira të pjesshme.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

