Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes.
Sipas MeteoKosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.