Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, nga kjo javë si duket ka filluar dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C.
Sipas parashikimeve sot pritet të jetë mot i ftohtë, kryesisht vranët e me erë. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore, derisa në vise malore mund të jenë më intenzive. Ditën në vise më të ulëta reshjet mund të përzien edhe me shi
Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.