Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara, përpara se të intensifikohen lokalisht sërish vonë në mbrëmje.
Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, shiu do të jetë i përzier me baltë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 10 deri në 25 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MeteoKosova/