Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot me mjegull, pasdite vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 4m/s.
Mot të ngjashëm pritet të ketë edhe ditëve në vazhdim.
Në fundjavë pritet ngritje e temperaturave dhe ditë me diell. 16 deri në 18 gradë pritet të jetë temperatura maksimale të shtunën përkatësisht të dielën