Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius.
Sot parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.