Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, me intervale kohore të shkrurtra me diell, vranësira të shpeshta dhe ende do të ketë fjolla afatshkurtra, të herëpashershme lokale bore. Temperaturat maksimale pritet të arrijë deri në 4 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pritet mot kryesisht stabil.
Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira nesër pritet të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Rrallë në disa vise mund të ketë fjolla sporadike bore.
Mot kryesisht stabil na pret edhe të hënën. Priten rritje të lehta të temperaturave maksimale dhe ulje të mëtutjeshme të atyre minimale si dhe alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Nga e marta ulje të ndjeshme të temperaturave me fjolla apo reshje afatshkurtra bore në disa vise.
Nga e enjta do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe si pasojë priten rritje të temperaturave minimale dhe makismale, por njëkohësisht edhe shtim gradual i vranësirave të cilat fillimisht në Shqipëri pritet të sjellin reshje lokale shiu./MeteoBallkan