Reshjet e shiut nuk pritet që të pushojnë as përgjatë dy javëve të para të qershorit. Orëve të pasdites pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.
Përgjatë dy javëve të para të qershorit, në bazë të trendeve të fundit të motit, nuk pritet që të reshurat të pushojnë.
Orëve të pasdites gjithnjë duhet llogaritur në zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
Fundjava e ardhshme mund të jetë më e lagësht, me të reshura më të vazhdueshme shiu.
Dita e shtunë do të dominohet më shumë nga vransirat, e qysh nga orët e mesditës paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që më vonë lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme dhe me breshër.
Temperaturat minimale 13C e 15C, e ato maksimale paksa më të ulëta ndërmjet 20C e 23C.
Vranisra, me rrebeshe shiu e bubullima parashihet të ketë edhe ditën e diel. Të hënën më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë, me maksimale deri në 25C e 26C. /Prishtina Weather