Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ende i ngrohtë, ndërsa erërat veriore dhe verilindore do të fillojnë të fuqizohen gjatë ditës.
Në mbrëmje ose gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave si pasojë e një fronti krejtësisht të dobët të ftohtë ajror. Ky front nuk pritet të sjellë reshje, por vetëm vranësira kalimtare dhe ulje të temperaturave.
Të enjtën na pret mot kryesisht me diell dhe pak më i ftohtë për shkak se fronti do të kushtëzojë ulje të përkohshme të temperaturave.
Nga e premta përsëri rritje e lehtë e temperaturave ditore dhe priten intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë fundjavës rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe na pret mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.
Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe nga e premta do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi.