Vazhdon moti i paqëndrueshëm edhe përgjatë fundjavës, me shi e bubullima. Temperaturat në rënie graduale, shkruan Prishtina Weather.
9.06.2021 – Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbretërojë edhe përgjatë pjesës së dytë të javës. Do të ketë vranësira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë edhe intervale me diell, por që gjatë ditës do të ketë kushte për zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima.
Nga dita e hënë masa më të ftohta ajrore, që po vijnë nga Atlantiku verior, do të depërtojnë mbi rajonin tonë, ku pritet të zbresin ndjeshëm temperaturat në fillim të javës.
Sipas parashikimeve të fundit, mot më stabil me rritje të temperaturave, mund të pritet tek në pjesën e dytë të javës së ardhshme.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë ditëve në vijim.
Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e enjte, e nga e premtja zbret përreth vlerave mesatare.
10.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën shumë ngrohtë, me zhvillime të vranësirave, e pasdite edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
11.06 – Kryesisht me vranësira. Që nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vazhdojnë deri orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër.
12.06 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell, e pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.
13.06 – Kryesisht me vranësira dhe me të reshura shiu, që gjatë ditës vende-vende shoqërohen edhe me bubullima.
14.06 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 24C e 25C ditën e enjte zbresin deri në 20C ditën e diel, e të hënën edhe në 17C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 3-12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes nga java e ardhshme.