Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
7.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten kushte për të reshura shiu të cilat gjatë ditës zhvillohen edhe si shtrëngata shiu. Vende-vende reshjet vazhdojnë edhe vonë në mbrëmje.
8.06 – Pjesërisht vranët e me intervale më të gjata me diell. Mirëpo, përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.9.06 – Intervale më të gjata me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.
10.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.
11.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes, ku lëvizin brenda vlerave mesatare, deri ditën e premte kur pësojnë sërish rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet zbresin në 21C ditën e hënë, e më pas lëvizin nga 23C deri 25C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 2-10m/s.Shtypja atmosferike brenda vlerave normale.