Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në momente të veçanta do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C.
Meteo Kosova