Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ku vranësirat më të shtuara pritet të jenë në zonat malore, duke gjeneruar edhe ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-54 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C./Meteo Kosova/