Një polic është gjendur në një situatë të vështirë, kur është munduar ta ndalë një motoçiklist në Prishtinë, për shkak se nuk kishte respektuar vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve.
Ngasësi, të cilin ai ishte munduar ta ndalte, e ka shtypur më shumë pedalen e motoçikletës së tij, përderisa polici po e ndiqte, në përpjekje për ta frenuar.
Shpejtësia e motoçikletës ka bërë që ajo t’i shmanget policit, teksa ky i fundit është rrëzuar në rrugë
Të befasuar kanë mbetur shumë kalimtarë, të cilët e kanë parë nga afër ngjarjen që ka ndodhur shumë pranë Stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.