Sipmatizantë e qytetarë të shumtë ishin mbledhur të dielen e 28 korrikut në të dy anët e rrugëve “Skëndërbeu”, “Tahir Sinani” dhe “Nëna Terezë” ku prisinin me padurim fillimin e aktivitetit të motocross-it.
Një show plotë adrenalinë të cilin e hapi kampioni Adrian Guggemos, mahniti të pranishmit. Ai me motoçikletën e tij bëri lëvizje të papara ndonjëherë ku la gojëhapur të gjithë.
Pjesë e këtij spektakli të kampionit Guggemos ishte edhe Kryetari Kadri Rahimaj, i cili për disa çaste qëndroi stoik derisa Gugemos bënte lëvizje interesante me motoçikleten e tij rreth Kryetarit Rahimaj.
Pasi u duartrokit shumë nga të pranishmit për performancën e tij, filloj edhe gara e vërtetë.
Motoçiklistë të përgatitur siç edhe kërkonte gara, filluan të bënin lëvizjet e tyre interesante, ku secvili veç e veç u duartrokit nga qytetarët.
Ata një e nga një përfunduan performancën e tyre ku edhe u shpallën disa fitues. Tri vendet e para në tri kategoritë E1, E2, E3 janë:
E1: Blerim Aliu
E2: Valmir Tahiri
E3: Endrit Kastrati
I pari i komunës falenderoi kampionin Adrian Guggemos, garuesit dhe të gjithë qytetarët që iu bashkuan kësaj gare duke thënë se aktivitete të tilla i shtojnë vëmendjen Kamenicës duke e bërë nikoqire të garës më të madhe në Kosovë.