Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuan pikën kufitare në Merdarë.MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kuftiare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.Se pika kufitare në Merdarë është bllokuar, tashmë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.