Ministria e Punëve të Jashtme thotë se të enjten kanë refuzuar kërkesën e një grupi prej 39 pelegrinësh serbë për të ardhur më 12 dhe 13 qershor në Kosovë. Sipas MPJD-së grupi i serbëve që është kthyer mëngjesin e sotëm në Jarinje nuk kanë kërkuar leje nga kjo ministri për tu futur brenda territorit të Kosovës. Të njëjtit s’kanë kërkuar leje as nga Policia e Kosovës për të vizituar Kosovën.
Dy autobusë me 83 udhëtarë në mesin e tyre pelegrinë dhe alpinistë janë kthyer mbrapsht sot në Jarinjë nga policia e Kosovës.
Por ky grup s’ka kërkuar leje për të hyrë në Kosovë thanë në një përgjigje për Express nga MPJD-ja.
Sipas ministrisë ata të enjten kanë refuzuar kërkesën e një grupi tjetër prej 39 pelegrinësh që kanë kërkuar të futen në Kosovë në datat 12 dhe 13 qershor.
“MPJD ditën e enjte ka refuzuar kërkesën e një grupi prej 39 pelegrinësh për të ardhur me 12-13 qershor në Kosovë. Lidhur me grupet e sotme duhet t’i drejtoheni policisë. Leje për grupet e sotme nuk është kërkuar nga MPJD”, thuhet në përgjigje.
MPJD ka kërkuar që qytetarët dhe funksionarët serbë që të respektojnë marrëveshjet dhe të mos provokojnë.