Sistemi i arsimit është themeli mbi të cilin duhet ndërtuar e ardhmja e Kosovës, thekson kandidatja për deputete nga Koalicioni “Për Familjen”, Mrika Krasniqi-Shala.
Ajo vlerëson se reformimi i arsimit është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet e akumuluara ndër dekada dhe për të parandaluar sfidat e së ardhmes.
Përmes një vizioni të qartë, Koalicioni “Për Familjen” synon krijimin e një shoqërie të arsimuar dhe të edukuar, që mund të ndërtojë një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm.
Sistemi i arsimit baza kryesore për të intervenuar
Mrika Krasniqi Shala thekson se Koalicioni “Për Familjen”, vlerësojnë se sistemi i arsimit është baza kryesore ku duhet të intervenohet, për t’i zgjidhur problemet e trashëguara këtu e disa dekada.
Reformimi i këtij segmenti, do të thotë parandalim edhe i problemeve në të ardhmen.
Nevoja për të nxjerr breza që dashurinë ndaj atdheut e artikulojnë nëpërmjet punës, kulturës, disiplinës dhe angazhimit të vazhdueshëm, është shumë e madhe.
Sipas vizionit tonë një shoqëri e arsimuar, rezulton me një shoqëri të edukuar, që mund ta ndërtojë një shtet mbi themele të forta thekson Mrika Krasniqi Shala.
Përbrenda këtij koncepti të sistemit arsimor vend të veçantë në këtë program ka shkenca dhe programet inovative teknologjike, sipas modeleve më të suksesshme ndërkombëtare.
Këtij programi të përpiluar nga ekspertët më të mirë që ka vendi, i destinuar për qytetarët e Kosovës, do ti dalë në ballë dhe ta paraqesë para qytetarëve si alternativë e pa shoq, dhe në mandatin e ri si deputete Mrika Krasniqi Shala do ta ketë nderin në parlamentin e Republikës së Kosovës.
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala