Mrika Krasniqi Shala, njëra nga kandidatet për Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Koalicionit “Për Familjen” thekson se në programin tonë parashihet edhe emancipimi i vazhdueshëm i grave, vajzave, burrave dhe djemëve në aspektet e ndryshme të funksionimit të familjes, përfshirë arsimimin e punësimin, duke i jetësuar programet e veçanta të mbështetjes shtetërore përfshirë orarin e shkurtuar të punës në periudhat gjenerative, pushimin e zgjatur të lehonisë; si dhe pagesën e njëjtë për punë të njëjtë.
Nuk do të ketë qytetarë të ndarë në kategori sipas gjinisë, kombit, apo edhe besimit fetar kur është në pyetje emancipimi, sepse nga kjo përfitojnë shoqëria dhe ngritet niveli i mirëqenies tek qytetarët e vendit tonë.
Por, për të filluar dhe zbatuar këto duhet një mbështetje me votë nga ju qyetarë të nderuar. Andaj, ju ftoj të na jepni shansin duke votuar numrin 129.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala