Mrika Krasniqi Shala, duke i’u referuar programit të paraqitur për publikun, thekson se kujdesi për shëndetin mendor do të jetë i një rëndësie të veçantë për qeverinë e ardhshme.
– Zbatimi i moduleve edukative që nxisin mirëqenien emocionale dhe ndihmojnë nxënësit të përballen me sfidat e përditshme.
· Trajnimi i mësimdhënësve për të identifikuar dhe mbështetur nxënësit që përballen me sfida të shëndetit mendor.
· Mësimi i shkathtësive elementare jetësore, si higjiena personale dhe e shtëpisë, përgatitja e ushqimit, kujdesi për veshëmbajtje, etj.
Shoqëritë e zhvilluara i japin rëndësi të madhe kësaj fushe, andaj përderisa synojmë të jemi të tillë, duhet ti shtyjmë përpara projektet që kanë të bëjnë me shoqërinë tonë, e veçmas kur janë në pyetje fëmijët.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala