Kandidatja për deputete nga Koalicioni “Për Familjen”, Mrika Krasniqi Shala, me numrin 27, ka theksuar se angazhimi i saj synon mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale që janë themeli i shoqërisë sonë.
Duke iu referuar programit të Koalicionit, ajo nënvizon rëndësinë e ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, të udhëhequr nga një shoqëri e shëndoshë, e edukuar në frymën kombëtare dhe me besim në Zot.
Shala angazhohet të vendosë barriera të forta kundër çdo përpjekjeje që synon të dëmtojë familjen dhe shtetin.
Shkrimi i plotë:
“Hudhja e mbeturinave” brenda familjes e papranueshme
Ashtu sikur që është bërë publike në programin e “KOALICIONI PËR FAMILJEN”, ku thuhet qartë se ky angazhim ka për qëllim përmirësimin e jetës se qytetarëve duke i mbrojtur vlerat e tyre tradicionale e besimin në Zot, si dhe vullnetin për ta ndërtuar një shtet të fortë demokratik, që udhëhiqet nga shoqëria e shëndoshë e edukuar në frymën kombëtare, ashtu edhe Mrika Krasniqi Shala ka marrë përgjegjësi mbi supe nga ky Koalicion, që ta ndihmojë këtë proces të pandalshëm të vendosjes së barrierave për rreth asaj që ne e quajmë familje dhe shtet, dhe asesi të mos lejojë “hudhjen e mbeturinave” brenda saj.
Ky Koalicion “Për Familjen”, ka filluar ti trembë fort ata që kanë për qëllim të fusin duart dhe prishin familjet tona.
Të trembur janë faqezinjtë, që me çdo kusht po synojnë të prishin familjet tona, por asnjëherë nuk do të kenë rastin që të na gjejnë të papërgatitur.
Mrika Krasniqi Shala si njëra nga deputetet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Koalicioni “Për Familjen”, do të jetë gardian i ruajtjes së vlerave të familjeve tona.
Mbeshtesni me votën tuaj kandidaten Mrika Krasniqi Shala!
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala